Sherr me leva e armë në Tiranë, drejtuesit e mjeteve “sqarohen” me dhunë pas aksidentit

Pamjet që shihni i përkasin një sherri të regjistruar në orët e vona të natës së shkuar, ku pas një aksidenti pa pasoja, drejtuesit e automjeteve për t’u “sqaruar” përdorën levat, por edhe armë zjarri.
Të dhënat e para flasin se ngjarja ndodhi pranë “Pallatit me Shigjeta”, mbi urën e Lanës, ku debati mes shoferëve ka nisur nga brenda automjeteve BMW dhe Benz që në “Misto Mame”.
Sapo arritën mbi urë ata kanë goditur njëri-tjetrin me makinë dhe kanë dalë jashtë e janë rrahur me leva, fillimisht në rrugë, por edhe poshtë urës.
Njëri prej drejtuesve të automjeteve dyshohet se ka qëlluar me armë, pasi është gjetur një predhë.
Sapo kanë pikasur patrullën e policisë, ata janë larguar me vrap, ndërsa policia i ka identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Automjetet e tyre janë sekuestruar.
Mbetet i paqartë shkaku, ndërsa dyshimet janë ose për ndonjë fërkim makinash në zonën e Kombinatit, ose konflikt i mëparshëm.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/