E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në aksin Tapizë-Fushë Krujë, 19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë. Policia bën me dije se rreth orës 18:45, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale K. M., 19 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi N. Z., rreth 62 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›