E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur (EMRAT)

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të premte në aksin Fushë-Krujë -Milot, në afërsi të Thumanës.

Një automjet Benz, i drejtuar nga Radvan Maja u përplas me një Passat që drejtohej nga Ndrec Ruçi nga Mirdita.

Fatkeqësisht, pasagjerja e mjetit Passat, e identifikuar si Tereza Laska, 65-vjeç, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur.

Gjithashtu, nga aksidenti është lënduar edhe një grua, e cila ndodhej në ambientin e biznesit të saj pranë vendngjarjes. Ajo është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit “Passat” dhe është dërguar për mjekim.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi nga Ndrec Ruci dhe shpejtësia e lartë e automjetit tjetër që drejtohej nga Radvan Maja.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›