Aksident zinxhir në Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 makina janë përplasur me njëri-tjetrin.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ngjarja ka shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
LEXO EDHE: VIDEO/ Makthi i “Hinkës së Elbasanit”! Nisesh ditën, mbërrin natën