Kush lirohet menjëherë? Kush përfiton ulje dënimi? Ministri i Drejtësisë shpjegon gjithçka mbi amnistinë penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari informoi se qeveria miratoi sot amnistinë penale. Përmes një deklarate për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Lamallari tha se “447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë”.
Ndërkohë, pak minuta më parë, përmes një kolazhi fotosh në rrjetet sociale, Lamallari shpjegon edhe një herë kush përfiton e kush nuk përfiton nga kjo amnisti.
“Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një mundësi e dytë e udhëhequr nga humanizmi dhe rehabilitimi”, shkruan në postimin e tij në Facebook ministri Besfort Lamallari.
Kush përfiton nga amnistia?

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.