Aksidente në Tiranë, makina përplas një fëmijë
TIRANE-Një fëmijë është plagosur rëndë sot tek ‘Pallati me Shigjeta’, në kryeqytet si pasojë e një aksidenti rrugor. Neës24 mëson se një automjet me targa AA270AK ka përplasur një fëmijë teksa i i fundit po kalonte rrugën.
Fëmija që dyshohet se i përket komunitetit rom është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.
Policia po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
Ndërkohë po sot në Tiranë një kalimtar është përplasur nga një automjet dhe si pasojë është dërguar me urgjencë tek Spitali Ushtarak. Kalimtari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është përplasur nga automjeti me targë CR6694J. Policia vijon hetimet rreth aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)