Vlorë, shpërthim me dinamit një makinë, plagoset drejtuesi
VLORE-Një makinë ka shpërthyer sot në rrugën ‘Transballkanike’, të qytetit të Vlorës ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi.
Policia bën të ditur se ngjarja është shënuar sot paradite në Rr. 'Transballkanike' kur automjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA663FB ka shpërthyer në flakë e tym.
Policia në vendngjarje hedh dyshimet se shpërthimi është realizuar me dinamit.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr aktualisht ndihmën shëndetësore.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, apo autorët e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
(d.b/BalkanWeb)