Aksidente në Tiranë, makinat përplasin 3 këmbësorë, mes tyre dhe 1 fëmijë
TIRANE-Tre këmbësore mes tyre dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur në 3 aksidente të ndodhur në pak orë në Tiranë.
Një fëmijë është plagosur rëndë sot tek ‘Pallati me Shigjeta’, në kryeqytet pasi është perplasur nga një automjet me targa AA270AK teksa fëmija po kalonte rrugën. Fëmija që dyshohet se i përket komunitetit rom është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.
Po sot në Tiranë një kalimtar është përplasur nga një automjet në Unazë pranë shkollës ‘1 Maji’ dhe si pasojë është dërguar me urgjencë tek Spitali Ushtarak. Kalimtari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është përplasur nga automjeti me targë CR6694J.
Ndërkaq në orët e mbrëmjes një tjetër këmbësor është plagosur në gjendje të rëndë nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje pranë pallatit të sportit ‘Asllan Rusi në kryeqytet. Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Burime nga vendgjarja thonë se kalimtari ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet tip Toyota me targa Tr 2181 M.
(d.b/BalkanWeb)