E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau me grushta për gërvishtjen e makinës, arrest me burg për autorin

TIRANE-I dyshuari për vrasjen me grushta të saldatorit, Artenc Shehu ka dale sot para gjykatës së Tiranës, ku iu dha masa e sigurisë.

Gjykata dha masën e sigurisë 'arrest me burg' për Artenc Shehun.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”, për Shehun, për ngjarjen e ndodhur në vendin e njohur si “Fusha e Ali Demit” vetëm pak ditë më pare.

30-vjeçari akuzohet se ka vrarë saldatorin 60-vjeçar Gëzim Karaj.

Krimi ka ndodhur pas një sherri banal, pasi e dashura e autorit u konfliktua me 60-vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën. Më pas ka shkuar dhe Artenc Shehu, i cili e ka qëlluar me grushta 60-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar edhe vdekje. Sipas policisë viktima është goditur me grusht dhe ka vdekur rrugës për në spital.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›