E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidente në rrugë, vdes një person plagosen dy të tjerë

Dy aksidente kanë ndodhur mbrënjen e sotme në rrugët e Shqipërisë.

Aksident me pasojë një të plagosur, ka ndodhur në Tiranë, pranë mbikalimit të Gërdecit.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se se dy automjete me targa AA 886 FM dhe DR 72 93 E, janë përplasur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë.

E aksidentuara është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njëtjetër aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur, ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Një çift bashkëshortësh, janë aksidentuar si pasojë e përplasjes së dy automjete. Nga përplasja ka humbur jetën 52-vjeçarja Drane Ndreka, dhe ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cialt kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›