E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Vlorë, takim me studentë dhe pedagogë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, njëkohësisht kryesues i listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Vlorës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim dhe bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të këtij qyteti.

Ky bashkëbisedim ka nisur krejt i lirë me premtimin e kreut të PS-së se do tu përgjigjet pyetjeve me aq sa did he aq sa mundet, për programin e PS-së dhe për çdo gjë tjetër me interes.

Në lidhje me pyetjen e një studenti për shtimin e universiteteve private dhe se çfarë do të bëhet me studentët pasi ata të mbarrojnë universitetin, Rama është përgjigjur:

Masivizimi përtej çdo lloj llogjike e jo më përtej çdo lloj kriteri dhe standarti. Një zgjedhje tërësisht e e gabuar dhe hileqare e qeverisë për të mos u përballur me papunësinë rinore, duke blerë dhe qetësinë disa vite përmes joshjes dhe për disa vite përmes universitetit. Duke u thënë prindërve ja ku është universiteti, dyert janë të hapura dhe mund të hyni. Kjo është shoqëruar dhe me katastrofën e madhe të liçencimit pa asnjë kriter të universiteteve private, që po i afrohet numrit 100. Vendet e zhvilluara kanë një numër shumë më të vogël, kurse Shqipëria ka numrin më të madh në Be, tha Rama.

Rama ka theksuar gjithashtu se kur Partia Socialiste të vijë në pushtet do të ndryshojë sistemin e hyrjes në Universitet.

Na duhet cilësi dhe jo sasi. Duhet të ndryshojmë gjithë sistemin e hyrjes në Universitet. Por të hapim korsinë tjetër, që kush nuk ka mundësi të zhvillojë universitetin të marrë një zanat dhe jo të mbetet në rrugë. Pra Universitetit ti japim cilësi më shumë se sasi, u shpreh Rama.

Rama tha gjithashu se çfarë do të bëhet me ata persona që nuk fitojnë të drejtën për në Universitet.

Çfarë duhet të bëjmë ne? Për nxënësit e shkollës së mesme duhet të ketë dy rrugë, universiteti për ata që e meritojnë dhe zanati për të tjerët. Sot kemi një numër më të lartë të juristëve për m2, elektriçist zor se e gjen, dhe hidraulik, teknik në naftën, në energjitikën, marangozi etj.

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›