Aksidentet, 18 te vdekur ne 14 dite
Fillimi i javes ka regjistruar bilancin tragjik me dy te vdekur dhe nente te plagosur nga aksidentet rrugore. Duke llogaritur nga fillimi i ketij viti, shifra ka arritur ne 18 te vdekur ne 14 dite, ndersa numri i te plagosurve llogaritet ne disa dhjetera. Me shume se nje qytetar humb jeten cdo dite ne rruget e Shqiperise, ndersa shkaqet kryesore vazhdojne te mbeten gabimet njerezore dhe infrastruktura e pamjaftueshme apo e amortizuar.