Shirat permbytin disa rruge
Durres - Shirat e djeshem kane renduar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtareve ne disa lagje te qytetit te Durresit. Banoret e lagjeve 17, 18, te Shkozetit, Spitalles dhe Plazhit jane zgjuar mengjesin e djeshem nen pushtetin e ujerave qe kishin bllokuar disa akse rrugore dhe sheshe. Burime nga pushteti vendor bene te ditur se ne disa zona kanalizimet nuk jane ne gjendje te perballojne fluksin e ujerave, te cilat po dalin ne siperfaqe, shpeshhere te perziera edhe me ujerat e zeza. Uji ka hyre edhe ne disa apartamente ne katet e para, duke detyruar banoret te largohen nga shtepite e tyre. Gjithashtu, jane permbytur disa lokale ne katet e para, si dhe oborret e disa ndermarrjeve ne zonen industriale. Situata eshte normalizuar rreth mesdites, ndersa demet materiale llogariten te pakta.
K.J