Aksidentet, 315 viktima ne vit

Trafiku, mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e autmojeteve por edhe nga kembesoret, infastruktuara e dobet dhe mungesa e sinjalistikes, kane sjelle rritjen e numrit te aksidenteve rrugore ne gjithe vendin.
“Shpesh here kembesoret nuk i respektojne vijat e bardha”, shprehet nje shofer.
Studimi me i fundit i ISHP-se tregon se 50 % e aksidenteve ndodhin nga mungesa e rripit te sigurimit, 30 % nga shpejtesia, 24 % nga mosrespektimi i rregullave nga kalimtaret dhe vetem 3 % nga perdorimi i alkoolit.
“Une kur iki ne mengjes ne pune kam shume frike. Eshte siklet sepse nuk ka sinjalistike dhe vija te bardha”, tregon nje kembesor.
Kembesoret jane shkaktaret e aksidenteve, por shpesh ata jane te detyruar te kalojne ne rruge ku nuk ka semafore.
Specialistet kane kerkuar pajisjen e rrugeve me sinjalistike pasi mungesa e tyre eshte nje nder shkaqet kryesore te aksidenteve.
Aksidentet rrugore ne Shqiperi paraqiten 3,5 here me te larta se vendet e Europes lindore e qendrore.