E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Bizës, nga më i frekuentuari, sot më i ndotur

Plazhi i Bizës dikur një nga më të frekuentuarit sot është nga më të ndoturit e Durrëit. Vite më parë ky plazh frekuentohej nga qindra pushues, ndërsa sot është braktisur jo vetëm prej tyre, por edhe nga qeveritarët. 

DURRËS- Dikur një nga plazhet më të frekuentuara, sot në një më të ndoturit. Bëhet fjalë për plazhin e Bizës, i cili ndodhet në skajin më jugor të rrethit të Durrësit. Ndotja e tij është në nivele të larta, vite më parë ky plazh frekuentohej nga qindra pushues të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për ta tashmë plazhi i Bizës ka mbetur vetëm një kujtim.
Devijimi i lumit Ishëm nga grykëderdhja e tij natyrale 15 vjet më parë ka ndikuar në ndotjen graduale të plazhit të Bizës. Megjithë situatën e krijuar ende nuk është marrë ndonjë masë nga Ministria e Mjedisit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›