E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, bilanc lufte dhe në Kosovë, pesë të vdekur në 24 orë

Prishtinë, 7 gusht, NOA Shkelja e rregullave të qarkullimit dhe shpejtësia e lartë, janë arsyet kryesore të aksidenteve automobilistike në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së djeshme aksidentet u kanë marrë jetën pesë personave dhe kanë shkaktuar plagosjen e 19 të tjerëve në qytete të ndryshme, raporton Policia e Kosovës.

Aksidentet fatale kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.

Sipas policisë një aksident ka ndodhur dje rreth orës 23:25 në rrugën nacionale afër liqenit të Badovcit.

Drejtuesi i mjetit ka kaluar normën e shpejtësisë dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi.

Aksidenti tjetër është regjistruar po dje rreth orës 02:00 në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku në një aksident mes të një veture dhe një autobusi ka humbur jetën drejtuesja e veturës.

Po ashtu në fshatin Radivojc të Gjilanit dje rreth orës 17:00 një person që drejtonte një motoçikletë humbi jetën pas përplasjes me një makinë.

Kurse në fshatin Kushtovë të Mitrovicës një person ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 22:30 pas aksidentit në mes një makine dhe një kamioni mallrash.

Pasojat e një tjetër aksidenti të ndodhur në datën 4 gusht i kanë marrë dje jetën në spital një të riu. Ai ishte aksidentuar në në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit dhe ishte shtruar në Spitalin e Prishtinës.

Nisur nga numri i madh i aksidenteve Policia e Kosovës u ka bërë thirrje sot qytetarëve të cilët qarkullojnë në rrugë me ose pa automjete, të bëjnë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes të sanksionuara me ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor.

Nga ana tjetër, njësitet e trafikut dhe njësitet patrulluese të PK-së do të ashpërsojnë masat e gjobitjes e kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrfarë tolerimi për kundërvajtësit të cilët nuk e respektojnë në veçanti shpejtësinë e kufizuar me shenja, njofton Policia e Kosovës.

NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28266-aksidentet-bilanc-lufte-dhe-ne-kosove-pese-te-vdekur-ne-24-ore-","title":"Aksidentet, bilanc lufte dhe në Kosovë, pesë të vdekur në 24 orë ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›