E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha Ortodokse Serbe kundërshton ruajtjen e objekteve të shenjta nga policia e Kosovës

Kosovë, 6 gusht, NOA Kisha Ortodokse serbe nuk pajtohet me vendimin e KFOR-it, për tia kaluar përgjegjësinë e mbrojtjes së kishave serbe në Kosovë, policisë së Kosovës.

Ky mospajtim erdhi pas mbrojtjes së manastirit të Graçanicës, ndërkohë që kisha serbe ka shprehur pakënaqësinë e saj, pasi ende nuk dihet se kur policia do të nisë mbrojtjen e Manastirit të Deçanit dhe Patrikanën e Pejës, dy nga monumentet më të rëndësishme të komunitetit serb në territorin e Kosovës.

Vendimi i KFOR-it, për ruajtjen nga policia e Kosovës të Manastirit të Graçanicës ka ngjallur reagime të ashpra të Kishës Ortodokse Serbe, që deklaroi se ky vendim do të cënojë sigurinë e objekteve të shenjta në Kosovë.

Peshkopi Teodosie përmes një komunikate për media, ka thënë se as kisha dhe as populli serb, nuk i beson Policisë së Kosovës.

Teodosie ka sqaruar më tej se vendimi i KFOR-it është marrë pa pajtimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Me këtë vendim delegohen porosi shumë negative, para së gjithash për popullin serb, dekurajohet kthimi dhe i vihet vulë spastrimit etnik të popullit serb, në Kosovë, ka deklaruar peshkopi serb.

Sipas autoriteteve të KFOR-it, forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, po i transferojnë përgjegjësitë për ruajtjen edhe të tre monumenteve fetare, të Gorioçit, Budisavcit dhe Zoçishtit, policisë së Kosovës.

Por, sipas KFOR-it, reagimet kundër këtij vendimi të Kishës Ortodokse Serbe, duket se nuk do ti ndalojnë forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, tia delegojnë policisë së Kosovës, mbrojtjen e tre monumenteve të tjerë të kishës serbe.

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka vendosur që ti largojë trupat nga këto katër manastire. Ky vendim është marrë në korrik dhe ne do ta bëjmë këtë me Manastirin e parë në Graçanicë, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Majkëll Koting.

Lidhur me mbrojtjen e manastireve serbe në territorin e Kosovës është shprehur edhe ministri i Kulturës së Kosovës, Lutfi Haziri, i cili e ka vlerësuar këtë akt të kalimit të përgjegjësive nga KFOR-i te Policia e Kosovës.

Në radhë të parë, hapi i madh pozitiv për Kosovën është që të largohen ushtarët nga tempujt fetarë, manastiret dhe objektet e trashëgimisë kulturore dhe të kalojnë tek organet e shtetit, te policia. Në shumicën e rasteve, monumente të tilla dhe tempuj, ruhen nga organet e shtetit, jo vetëm në Kosovë, por gjithkund tjetër, ka deklaruar ministri Haziri.

Ai iu referua trazirave të vitit 2004, që sipas Hazirit, bënë që ruajtja e objekteve religjioze ortodokse të rregullohej edhe me akte ligjore, ndërkohë, që kishat katolike dhe xhamitë nuk kanë nevojë për akte të tilla.

Kosova e ka pasur një moment të rëndë në vitin 2004, dëmtimi i pjesërishëm i monumenteve dhe kishave ortodokse serbe ka bërë që kjo pasiguri të shtohet, në veçanti te partnerët tanë, por edhe te komuniteti. Buxhetit të Kosovës i ka kushtuar shumë restaurimi dhe rinovimi i objekteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe natyrisht ne nuk guxojmë në asnjë situatë të sillemi ndryshe, përtej garancive kushtetuese që ofrohen, nënvizoi ministri i Kulturës i Kosovës, Lutfi Haziri.

Sipas Planit të Ahtisaarit, në periudhën kalimtare KFOR-i ruajti manastiret kryesore dhe monumentet memoriale, ndërsa policia e Kosovës tashmë ka marrë përsipër ruajtjen e Monumentit të Gazimestanit dhe të Graçanicës.

Ndërkohë, ende nuk është vendosur se kur do të barten përgjegjësitë për Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës, Manastirin e Akrangjelit të Shenjtë dhe të Deviçit, tek policia e Kosovës.

Duke qenë se institucionet e Kosovës nuk kanë kontakte direkte me Kishën Ortodokse Serbe, shumë probleme janë hasur gjatë restaurimit të tyre në vitin 2004 për mungesë të komunikimit, ndërsa në këtë moment është ambasadori grek në Kosovë, që po ndërmjetëson bisedimet mes Kosovës dhe krerëve të Kishës Ortodokse Serbe.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28235-kisha-ortodokse-serbe-kundershton-ruajtjen-e-objekteve-te-shenjta-nga-policia-e-kosoves","title":"Kisha Ortodokse Serbe kundërshton ruajtjen e objekteve të shenjta nga policia e Kosovës","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›