E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet e se dieles 2 te vdekur

Dalja nga rruga e një mjeti tip “Citroen” i ka kushtuar jeten një të riu 23-vjeçar, ndërsa dy të tjere u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rende.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mengjesit, në superstradenen e pagëzuar me emrin si “superstrada e vdekjes”, Lezhë-Fushë Krujë. Viktimë e aksidentit mbeti 23-vjeçari Blerim Bardhoku, nga Lezha, ndërsa dy të plagosurit jane Roland Bitri dhe Teodor Përlleshi. Pas ndihmes së parë, në spitalin e Lezhës, dy të rinjte u dërguan për ndihme më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tirane. Ngjarja ndodhi në kryqezimin Aksidente rrugoreDurrës, aksident i rëndë automobilistikVritet në aksident 14-vjeçari Aksident me vdekje nga shpejtësia e Spitenit, vend ku mjeti “Citroen” me targa AA 789 doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal. Policia që shkoi menjëherë në vendngjarje po punon per te sqaruar shkaqet e aksidentit ku dyshimet e para jane per humbjen e kontrollit te mjetit si pasojë e shpejtesise, por nuk perjashtohet edhe mundesia e ndonje defekti ne mjet. Ndërkohë, në një tjëtër aksident rrugor, gjatë orëve të pasdites së ditës së diel, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, një tjetër person ka humbur jetën. Mjeti me targa greke, me të cilin po udhëtonin dy persona, drejtuesi dhe një i afërm i tij, ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe e për pasojë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Gentian Beqiri, ndërsa i afërmi i tij ka shpëtuar pa dëmtime.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›