Ruhani ben betimin reagon Izraeli
Me marrjen e detyrës si president, iranianët presin ndryshime nga Hasan Ruhani. Ata kërkojnë të mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës, e cila u përqendrua në dy çështje; punësimin dhe çmimet e larta.
“Në këto kushte, ekonomia dhe punësimi për të rinjtë janë çështjet kryesore. Nëse hiqen sanksionet, situata ekonomike do të përmirësohet”, tha një banore vendase. Të rëndësishme për iranianët janë dhe marrëdhëniet me Perëndimin, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ata presin lehtësimin e tensioneve dhe përmirësimin e diplomacisë. “Ruhani ka thënë se shpreson të forcojë dhe përmirësojë marrëdhëniet me vendet e tjera të botës, përfshirë SHBA-të e Britaninë e Madhe, nëse ata respektojnë të drejtën e IraniIran, Ruhani merr zyrtarisht detyrën Çështja bërthamore, Irani premton transparencëSHBA, thirrje presidentit të ri iranian Iranit. Mendoj se Ruhani do të arrijë sukses po e bëri këtë”, tha një tjetër banor i Teheranit. Kleriku i moderuar Hasan Ruhani, të shtunën mori bekimin e udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Kamenei, ndërsa të dielën ai u betua në Parlament, përpara deputetëve dhe përfaqësuesve nga më shumë se 50 vende të botës. Mes të pranishmëve ishte edhe zyrtari koreano-verior, Kim Jong Nam, që bisedoi të shtunën me Ruhanin. Pas takimit, presidenti iranian përmendi “marrëdhëniet e gjata dhe të mira” mes dy vendeve, të shënjestruar për programet e tyre bërthamore. Ruhani ka qenë kryenegociatori iranian për programin bërthamor dhe, në të shkuarën, ka zhvilluar bisedime me shefin e politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Havier Solana, që ndodhet në Teheran. Në rrjetin social Twitter, Solana, që ka njohur Ruhanin prej vitit 2000, kërkoi që “të gjitha kanalet të mbahen të hapur”. Megjithëse Hasan Ruhani është president i Iranit, fjalën e fundit për çështjet politike e thotë udhëheqësi suprem. Reagon Izraeli: Presidenti i Iranit ndryshoi, por jo qëllimet e regjimit “Presidenti i Iranit ka ndryshuar, por qëllimet e regjimit nuk kanë ndryshuar, kanë mbetur të njëjta. Qëllimi i Iranit është të zhvillojë aftësinë dhe armën bërthamore. Qëllimi është të shkatërrojë shtetin e Izraelit dhe kjo përfaqëson një rrezik, jo vetëm për ne, apo Lindjen e Mesme, por për të gjithë botën. Ndaj dhe ne jemi të angazhuar për ta parandaluar këtë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. / Top Channel