Aksidentet pacientet blejne vete allcine
Te blesh vete allcine dhe fashatpasi ke pesuar nje aksident dhe ke nje frakture ne trup. Kete kane bere te gjithe ata persona te cilet halli i ka cuar javen e fundit ne urgjencen e Spitalit Ushtarak. Familjaret e nje pacienti te aksidentuar 3 dite me pare kane mbetur pa fjale kur mjeket i kane drejtuar tek farmacia perballe spitalit per te blere allcine dhe disa metra fashe. Ndonese nuk duan te japin emrat pasi vijojne te trajtohen ne spital nuk nguruan te tregojne dhe cmimet e ketyre materialeve baze. Erdhem pardje ne urgjence pas nje aksidenti dhe ime shoqe kishte nje frakture ne kembe por na thane qe nuk kishte allci dhe duhet ta blinim vete. Bashke me fashen kushtonte 9 mije leke shprehet bashkeshorti i nje prej pacienteve te transferuara tashme nga sherbimi i urgjences ne pavijonin e ortopedise. Mungesat na i pranuan edhe mjeket te cilet listes se materialeve qe pacientet duhet te blejne vete i shtuan edhe vidat antibiotiket protezat dhe nje liste tjeter te gjate ilacesh. Ne nuk jemi pergjegjes per sigurimin e ilaceve apo materialeve qe u duhen te semureve kur nuk ka ne gjendje e vetmja zgjidhje eshte qe pacientet ti blejne vete shprehen bluzat e bardha. Spitali Ushtarak ka te vetmen qender traume ne te gjithe vendin. Ai mbulon me sherbim qindra aksidente qe ndodhin gjate gjithe vitit. Por ndonese te pakten ne urgjence sherbimi shendetesor duhet te jete pacientet ankohen per mungesa te theksuara te materialeve me elementare. Ato qe rendojne me shume pacientet jane protezat e frakturave. mimet e tyre variojne nga 2 mije leke deri ne 1000 euro per nje proteze. Kam blere vete antibiotiket qe nga dita qe kam ardhur ne spital. Mesatarisht 2 mije leke ne dite me kane bere vetem keto thote nje pacient i shtruar ne pavijonin e ortopedise. Burime nga spitali pohuan gjithashtu se jane te shumta rastet kur vete personeli i mesem u shet me para te semureve medikamentet qe duhet ti marrin falas.