Suzana Varvarica kuron Onufrin 2010
Studiuesja Suzana Varvarica Kuka do te jete kuratorja e edicionit te XVII te konkursit Onufri 2010. Sipas nje njoftimi nga zyra e shtypit te Galerise Kombetare te Arteve e cila eshte organizatore e kesaj ngjarjeje Keshilli Organizativ i Ekspozites Nderkombetare te Arteve Vizive Onufri 2010 i perbere nga Rubens Shima Buron Kaceli Ylli Drishti Parid Teferici dhe Ali Oseku i mbledhur me dt. 5 nentor 2010 vendosi ti besoje kurimin e edicionit te XVII te Ekspozites Nderkombetare te Arteve Vizive Onufri 2010 studiueses se artit Suzana Varvarica Kuka - artiste skulptore studiuese arti njohese dhe ndjekese e vemendshme e zhvillimeve te artit. Po sipas ketij njoftimi ekspozita e sivjetshme Onufri 2010 do te fokusohet ne skenen lokale te arteve pamore shqiptare per ekspozimin e kerkimeve me te fundit te artisteve. Drejtori i GKA-se Rubens Shima thote se edhe ne kete edicion Onufri do orientohet ne zhvillimet e artit pamor ne Shqiperi por kjo nuk do te thote qe ne kete ekspozite do te mungojne artiste te cilet jane edukuar ne akademite e arteve jashte vendit. Sipas tij Onufri behet nje mundesi per te gjithe artistet shqiptare per te paraqitur punet e tyre ne nje sere mediumesh qe lejon hapesira e salles se re te ekspozitave si pikture fotografi skulpture etj. Sigurisht do te jete e veshtire per krijimin e hapesirave apo dhomave te mevetesishme per shfaqjen e videove sic ka ndodhur ne edicionet e shkuara. Edhe nje vit me pare nen kurimin e artistit Parid Teferici Onufri u ndertua nga artistet shqiptare. Duket se ky aktivitet po kthehet ne origjinen e tij te shume viteve me pare kur ishte thjesht dhe vetem skena e artisteve shqiptare.