Aksidentet përgjakin rrugët – Në fundjavë 40 të shtruar në spital e 10 të invalidizuar

Kjo fundjavë i ngjau më shumë një bilanci lufte për sa i përket aksidenteve rrugore. Vetëm në urgjencën e traumës u regjistruan 250 raste 40 prej të cilave ishin shtrime në spital për shkak të aksidenteve. Nga këta 10 mbetën invalid të përhershëm. Kirurgët ortoped janë të shokuar me numrin e lartë të të rinjve që po përfshihen në aksidente.
“Ka qenë një fundjavë e tmerrshme me shumë aksidente në disa të ndryshme rrugore ku kanë dominuar subjekte në moshë të re”, tha kirurgu ortoped Ledion Fejzollari.
Duke qenë politrauma për shkak të përplasjes me energji shumë të madhe, disa prej tyre arrijnë të shpëtojnë por mbeten invalidë. Shkaku kryesor mbetet shpejtësia dhe parakalimet e gabuara në rrugët interurbane si dhe përdorimi i lëndëve narkotike
Mjekët u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të mendojnë pasojat fatale të një përplasjeje kur janë në timon pasi rrugët tona po lahen me gjak çdo ditë.
/RTSH/