E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA: Kemi vrarë një prej komandantëve të Kataib Hezbollah në Irak, përgjegjës për sulmet ndaj forcave amerikane

Një sulm ushtarak amerikan vrau një komandant të Kataib Hezbollah në Irak të mërkurën mbrëma, i cili ishte përgjegjës për sulmet ndaj forcave amerikane në rajon.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA, sulmi u krye nga një dron kundër një automjeti në Bagdad.

Gjithashtu, bëhet e ditur se “nuk ka të dhëna për dëme kolaterale apo viktima civile”.

Policia irakiane tha se brenda automjetit ishte të paktën një person tjetër, i cili nuk është identifikuar.

“Ne nuk do të hezitojmë të mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë e forcave tona”, tha Komanda Qendrore.

Identiteti i komandantit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa zyrtarët e policisë lokale në Bagdad thanë të mërkurën se sulmi goditi një SUV në Al-Mashtal, një lagje me shumicë shiite në Bagdadin lindor.

Sulmi erdhi pasi SHBA-ja po planifikonte sulme hakmarrëse kundër militantëve të mbështetur nga Irani, të cilët lëshuan një dron në një postë të SHBA-së në Jordani muajin e kaluar që vrau 3 ushtarë amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar sulmin ndaj një grupi ombrellë të milicive të mbështetur nga Irani të quajtur Rezistenca Islamike në Irakm transmeton CNN. 

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri javën e kaluar duke synuar shtatë objekte të përdorura nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe milicitë e lidhura me të në hakmarrje për sulmin vdekjeprurës me dron në Jordani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›