E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet rrugore kushtojnë 110 milion euro në vit

aksidentNga: Përparim Halili

Situata e qarkullimit rrugor në Shqipëri është alarmante. Kemi një qarkullim rrugor, me organizim e qëndrim rrumpallë në të gjithë aspektet, me bilanc lufte, me shpërfillje ndaj realitetit dramatik që ndodh. Përditë ndodhin aksidente, madje dhe në ato rrugë që janë ndërtuar e që në fjalimet e ish-kryeministrit Sali, figurojnë si autostrada të standardit botëror. Pothuajse nuk ka ditë, pa 3-6 aksidente rrugore. Ka 22 vjet që ndodh kjo luftë e cila shkakton viktima e invalidë, por veçanërsiht në 6 vitet e fundit ka marrë përmasa masive e tragjike. Edhe në muajt korrik-gusht 2013, qarkullimi rrugor ka rezultuar si një luftë, mesatarisht me 8 viktima dhe 40 plagosur në javë. Po përse ndodh dhe prej kujt shkaktohet, gjithë kjo masakër rrugore që ha dhe gjymton qindra e mijëra jetë njerëzish, që gëlltit qindra milionë euro lekë në vit nga buxheti i shtetit?

 Të gjithë thonë: Jemi në rregull

Kudo që pyet, në të gjithë institucionet shtetërore dhe shërbimet private që lidhen me qarkullimin rrugor, deklarojnë të njëjtën përgjigje shabllon: – Aksidente ka shumë, por ne jemi në rregull me ligjin, me kontrollin, me organizimin, me zbatimin e ligjit! Policia rrugore psh, deklaron se është në krye të detyrës dhe zbaton ligjin dhe e rregullat e qarkullimit. Kontrolli i shfrytëzimit të mjeteve, po kështu deklaron se është në rregull me detyrimet që ka si shërbim në kontrollin e shfrytëzimit të mjeteve gjatë qarkullimit. Qendra teknike e kontrollit të mjeteve (kolaudimi), deklaron se nuk bën asnjë lëshim në kontrollin teknik-fizik të mjeteve që aprovohen të dalin në qarkullim. Ministria e Transportit, deklaron se ka ndërtuar rrugë me standarte dhe është në rregull me detyrimet ndaj qarkullimit rrugor. Autoshkollat që lëshojnë lejet e drejtimit (patentat), po kështu deklarojnë se janë korrekt dhe rigoroz në kriteret e lëshimit të tyre. Drejtoria e doganave, deklaron se nuk lejon futjen në Shqipëri të automjeteve që kanë dalë nga afati teknik dhe fizik i përdorimit. Po kështu edhe drejtuesit e mjeteve që bëjnë aksidentet, derklarojnë se janë në rregull! Po, mirë, po kush po i gjakos dhe po i mbush përditë rrugët e Shqipërisë me aksidente, me viktima e të gjymtuar aksidentesh rrugore?! Mos vallë fati i keq, apo shërbimi i keq dhe organizimi rrumpallë, nëpunësi, polici e shefi rrugor i korruptuar? Apo mos vallë, rrugët e ndërtuara me korrupsion, lëndë të para, projekte, parametra e cilësi rrumpallë? Apo mos vallë, shteti indifferent, i munguar e shpërfillës në këtë lloj shërbimi publik? Çfarë ka ndodhur e po ndodh realisht me transportin rrugor në Shqipëri? Po flasim me problematika e fakte konkrete, për predhat që po shkaktojnë pa ndalim çdo ditë, javë e muaj gërdece rrugorë në Shqipëri.

Autostradat e Saliut, rrugë rurale të asfaltuara

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Transportit Sokol Olldashi, agjitatorët demagogë të PD dhe gramafonët politikë e analistë të ish-pushtetit të Saliut, prej 5 vitesh vazhdojnë e thonë me kapardisje, se qeveria Berisha ka ndërtuar rrugë me standarte evropiane e të sigurta për transport masiv njerëzish e mallrash. Nga bisedat me specialistë të projektim-ndërtimit të këtyre rrugëve, pranohet nën zë se rrugët nacionale në Shqipëri të ndërtuara në 7 vitet e fundit dhe të bëra e mbetura gërmadhë prej 8 vitesh të pushtetit Berisha, janë jashtë parametrave e teknik e fizik të përdorimit, si psh, në akset Vlorë-Sarandë, Fier-Berat, Tepelenë-Berat, Përmet-Tepelenë, Përmet-Leskovik, Lushnjë-Berat, Ersekë-Korçë, Elbasan-Gramsh, Gjirokastër-Sarandë, Bushat-Pukë, Fier-Ballsh, Burrel-Peshkopi, Fushë Krujë-Milot, etj. po kështu dhe Rruga e Kombit për shkak të parametrave të munguar fizik e tek

nik jo normal me të cilat është ndërtuar është ktrhyer në burim aksidentesh të shumta, apo akset Durrës-Rrogozhinë, Fushë Krujë-Lezhë, Fier-Lushnjë etj. Sipas inventarit dhe deklaratave të qeverisë Berisha, kemi rrugë me parametra të larta fizike, teknike, sigurie dhe të kompletuara. Në fakt, ekspertët deklarojnë, se rrugët e Shqipërisë, teknikisht e fizikisht janë thjeshtë rrugë rurale të asflatuara. Po sjellim disa fakte.

- Në 85% të gjatësisë të rrugëve nacionale shqiptare, nuk ka as mbikalime dhe as nënkalime, ndërkohë që në kaset nacionale, ka 473 nyje ndërprerëse qendrash banimi e lëvizjesh kalimi të detyruara të popullatës dhe hyrje-daljeve të ndërmjetme.

- Në afro 40% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, mungon sinjalistika e nevojshme dhe e detyrueshme për një vetë-menazhin normal e të sigurtë të qarkullimit, prej drejtuesve të mjeteve.

- Në 35% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe sinjalistika orientuese e qarkullimit është e vendosur në kundërshtim të plotë me kushtet konkrete praktike të orientimit për qarkullim rrugor noraml e të sigurt.

- Në 20% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe shenjat orientuese të qarkullimit, janë të padukshme dhe jashtë përdorimit nga dëmtimet, vjedhjet ose fshirja e figuracionit.

- Në 60% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, sidomos autostradave, madje dhe mbi mbikalime, tabelat orientuese të qarkulllimit rrugor janë të mbuluara prej rekalamave gjigande të firmave private, të cilat janë ngjitur me paretet anësore të rrugëve, ndërkohë që sipas ligjit duhet të jenë mbi 20 metër larg tyre.

- Në 70% të rasteve, policët e kontrollit rrugor, në mënyrë të kundërligjëshme, qëndrojnë të fshehur dhe shfaqen befasisht në rrugë duke ngritur tabelat për ndalim vetëm 30-40 metër përpara mjeteve, duke futur drejtuesit në presion ndëshkimi, në ankth, stres dhe humbje të befasishme të kontrollit të drejtimit të mjeteve.

- Afro 65% e rrugëve nacionale në Shqipëri, janë vetëm me 30% kompletim, siguri teknike e fizike për të qarkulluar nromalsiht e pa pasoja.

Drejtues mjetesh jashtë standartit ligjor, moshor, mjekësor e profesional

Natyrisht që çdokush ka të drejtë të blejë, të posedojë dhe të përdor automjet, por jot ë gjtihë atra që kanë dëshirë, mund të jenë pjesë drejtuese mjeti për qarkullim rrugor privat, ose si mundësi biznesi e (vetë)punësimi. Po sa e zbatojnë institucionet ligjzabtuese dhe vetë shqiptarët, detyrimin ligjor që parashikon përdorimi i këtyre automjeteve, për të patur siguri në qarkullimin rrugor për veten dhe të tjerët? Sa ushtrohet kontrolli ligjor, administrativ dhe madje mjekësor fizik e mendor, mbi ata që këkrojnë të jenë drejtues të mjeteve? A janë të aftë fizikisht, normal mendërisht, të kuyalifikuar pr

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›