E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

policiaNjë person është vrarë pas një përleshjeje me grushta dhe mjete të forta në lagjen Ali Demi në Tiranë.

Viktima është Gëzim Karaj, banues tek “Fusha e Ali Demit”.

Sipas policisë, 53 vjeçari është goditur me një levë pranë një servisi afër fushës “Ali Demi”, ku ai punonte si mekanik.

Burime nga policia e Tiranës thanë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre më një raft të vjetër, të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar.

Pas kësaj ka ndërhyrë i dashuri i vajzës, 30-vjeçari Artens Shehu, i cili në debat e sipër e ka goditur me levë mekanikun.

Ai ka humbur jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në kokë. Policia sakaq, bëri me dije se ka arrestuar autorin e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›