E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, Krasniqi ngushëllon Topallin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologes së tij, Jozefina Topalli, lidhur me aksidentin tragjik të së shtunës pasdite.

"Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për aksidentin që ka ndodhur dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën disa qytetarë dhe u plagosën disa të tjerë", shkruan Krasniqi.

"Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë ndërsa të plagosurve ju urojmë shërim sa më të shpejt. Kosova, solidarizohet fuqishëm dhe bashkëndien dhembjen e Shqipërisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz", shkruhet më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›