Berisha: Ju shpreh ngushëllimet e të gjithë shqiptarëve

Kryeministri Berisha ka vizituar sot në Gjegjan familjet e viktimave të aksidentit fatal në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën 14 persona. Gjatë vizitës së tij në familjen Mustafa e cila është edhe familja më e prekur nga kjo tragjedi kryeministri Berisha ka theksuar se ai shpreh jo vetëm ngushëmillmet e tij personale por ngushëllimet e të gjithë shqiptarëve për këtë dhimbje të madhe që ka prekur rëndë këtë familje.
Kjo familje ka shënuar edhe humbjen më të madhe nga ky aksident, pasi prej saj janë shënuar disa viktima, si Lavdie Mustafa, 41 vjeç, Edona Mustafa, 12 vjeç dhe Adem Mustafa, 52 vjeç, ndërsa disa persona të tjerë të saj gjenden të plagosur në mjediset e Spitalit Ushtarak.
Ndërkohë Drejt Fushë Arrëzit janë nisur deputetët socialistë Ilir Beqja, Astrit Beci, Gjok Jaku dhe Ndue Kola për të qenë të pranishëm gjatë ceremonisë mortore të familjes Mustafa.