Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet pas aksidentit ajror tragjik që ndodhi në Ahmedabad, Indi.
Nëpërmjet një mesazhi në platformën “X”, Presidenti Begaj shkruan se është thellësisht i trishtuar për humbjen e jetëve dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit indian në emër të Shqipërisë.
“Thellësisht i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit.”- theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.
Një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 njerëz u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, Indinë perëndimore. Shefi i policisë lokale tha se 204 trupa janë gjetur deri më tani.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe mbështetje ndërkombëtare duke shprehur mbështetje për popullin indian në këto momente zie.
Deeply saddened by the tragic plane crash in Ahmedabad.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) June 12, 2025
On behalf of Albania, I extend my deepest condolences to the families of the victims and to the people of India.
In this painful moment, we stand in solidarity with all those affected.@rashtrapatibhvn @narendramodi
/rtsh.al/