E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, çifti mbytet në lumin Shkumbin,jetim foshnja 1muajshe

Të tjera rreth shkrimit Bie makina në lumë, mister fati i udhëtarëve LIBRAZHD - Ismeti, dhe Albina një muaj më parë ishin shtuar me një fëmijë. Çifti i ri banonin në fshatin Librazhd Katund, ndërsa Ismeti siguronte të ardhurat në Greqi. Mëngjesin e 3 prillit ishin nisur drejt Tiranës për të gjetur një shtëpi me qera  për të jetuar.  Makina me targa AA 655 GB ka dalë nga rruga tek vendi i quajtur Kthesa e Murrashit, poshtë urës së Kanares në fshatin Mirakë dhe duke u mbytur në lumin Shkumbin. Ismet Karaj, 30 vjeç dhe bashkeshortja e tij, Albina Karaj, 19 vjeç kanë vdekur, duke lënë jetim fëmijën 1 muajsh i cili nuk ka qenë me ta në makinë.

GJENDET TRUPI I ALBINËS
Mëngjesin e sotëm familjarët kanë kërkuar vetë buzë lumit Shkumbin dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Albinës ndërsa kërkojnë ndihmë nga shteti për të gjetur trupin e Ismetit. Familjarët lokalizuan trupin e 19 vjeçares pranë fshatin Mirakë. Familjarët i thanë sot në mëngjes korrespondentit tonë në Elbasan Andi Qosja se polumbarët nuk po kërkojnë në lumë dhe bëjnë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë.

Kërkimet vazhduan dhe ditën e djeshme por si pasojë e reshjeve të shumta, nuk u bë e mundur nxjerrja e mjetit vetëm identifikimi i targës së tij: AA 655 GB. Pas verifikimit të targës, rezultoi se mjeti i përkiste shtetasit Ismet Karaj, vjeç 30.  Mjeti u identifikua nga vëllai i bashkëshortes së viktimës. fatmirësisht fëmija nuk ka qenë duke udhëtuar me ta.

(Lajmi fillimisht u publikua ditën e djeshme, 3 prill dhe u përditësua sot në 08: 50  )

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›