Policia: Çifti nga Librazhdi u mbytnë ujërat e Shkumbinit
Të tjera rreth shkrimit Bie makina në lumë, mister fati i udhëtarëve
LIBRAZHD - Çifti Karaj ka mbetur viktimë e rrëshkitjes së makinës poshtë urës së Kanares në fshatin Mirakë. Ismet Karaj, 30 vjeç dhe bashkeshortja e tij, Albina Karaj, 19 vjeç, kanë vdekur. Ata kanë një femijë 1 muajsh, të cilin nuk e kanë pasur me vete në momentin e aksidentit.
Lidhur me ngjarjen e ditës së sotme, policia ka njoftuar se është njoftuar mbi rënien e një mjeti ngjyre të bardhë ne ujërat e lumit Shkumbin.
Policia bën të ditur se "në vendngjarje shkuan menjëherë, forcat e policisë së Elbasanit dhe Librazhdit si dhe forca zjarrfikëse, me qëllim nxjerrjen e mjetit nga ujërat e lumit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si pasojë e reshjeve të shumta, nuk u bë e mundur nxjerrja e mjetit dhe u kërkua ndihmë nga polumbarët.
Me të mbërritur polumbarët në vendin e ngjarjes, si pasojë e distancës së madhe nga bregu i lumit si dhe si pasojë e reshjeve të mëdha dhe kushteve atmosferike jo të mira, nuk u bë e mundur nxjerrja e mjetit por vetëm identifikimi i targës së tij: AA 655 GB.
Pas verifikimit të targës, rezultoi se mjeti i përkiste shtetasit Ismet Karaj, vjeç 30, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.
Menjëherë, specialistët e Komisaritit të Policisë Librazhd, prej një harku kohor të shkurtër bënë të mundur zbardhjen e rrethanave te ngjarjes, ku nga deklarimet e marra familjarëve të shtetasit Ismet Karaj, rezulton se ky shtetas mbrëmë kishte qënë tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes së tij, Albina Karaj, vjeç 19 dhe sot në mëngjes kanë dalë nga shtëpia duke u drejtuar për në qytetin Elbasan. Mjeti u identifikua nga vëllai i bashkëshortes së viktimës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)