E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i rëndë në Rrugën e Arbrit, reagon policia: Tre të lënduar, si është gjendja e tyre

Policia e Tiranës ka reaguar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit.

Blutë informojnë se kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D.

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›