E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalimi i reshjeve të shiut ndikojnë pozitivisht në situatën e krijuar në Himarë, banori: Policia është kthyer si pishinë

Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës.

Bashkia ka vënë menjëherë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltes nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim.

Nje banor i Himarës shprehet se kjo situate nuk ka ndodhur prej vitesh

“Ka rënë shi, ka bërë stuhi e madhe. Është përmbytyr dynjaja gjithëandej. Dëme ka bërë në polici, se ka hyrë brenda dhe e ka bërë si pishinë”, ka thënë banori./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›