E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i tmerrshem ne Nascar

Mbi 30 tifozë kanë mbetur të plagosur nga një aksident i tmerrshëm gjatë garës me makina të shpejta Nascar në Daytona të Floridas.

10 makina janë përfshirë në këtë incident spektakolar kur kishin mbetur vetëm disa metra nga fundi i garës.

Shumë persona në tribunë kanë mbetur të plagosur nga copëzat e motorit të njërës prej makinave të përplasura, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është dëmtaur aq rëndë sa të rrezikojë jetën.

Një pjesë e madhe e të plagosurve kanë marrë ndihmën e parë në tribunë ndërkohë që të tjerët janë dërguar menjëherë në spitalin më të afërt. Gjithsesi gara nuk u anulua dhe fitues u shpall Tony Stjuart.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›