Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, arrestohet drejtuesi i makinës. 2 të plagosuri ende nën monitorim te Trauma

46-vjeçari Elton Proko është arrestuar lidhur me aksidentin tragjik në Tepelenë mbrëmjen e 17 marsit, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.
Policia ka arrestuar 46-vjeçarin, drejtues i automjetit tip “BM˔ të përfshirë në këtë aksident, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë gjendja e dy të plagosurve Jani Meta, 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç, është ende nën monitorim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në aksident tragjik u përfshinë 3 automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, ku përplasja ka rezultuar fatale për jetën e 4 personave, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.
/rtsh.al/