“Koço Gliozheni” me aparatura të reja, Rama: Rritëm cilësinë e shërbimeve për nënat dhe të porsalindurit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facenpbook pamje nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, i pajisur tashmë me aparatura të reja bashkëkohore dhe infrastrukturë të re.
Rama shprehet se falë investimit të qeverisë, cilësia e shërbimeve për nënat dhe të porsalindurit, është rritur.
“Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, falë investimit të qeverisë është pajisur me aparatura të reja bashkëkohore, por dhe me infrastrukturë të re në ambiente, duke rritur akoma më shumë cilësinë e shërbimeve për nënat dhe të porsalindurit”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/