Aksidenti, ndërron jetë 1 prej 3 të plagosurve, pjesëtarë të familjes

SHKODER - Ka ndërruar jetë në spital 38-vjeçari Altin Kovaci i cili mbeti i plagosur sot si pasojë e një aksidenti në mbikalimin e Kacajve në Shkodër, ku një makinë u përplas nga treni.
Në aksident mbetën të plagosur rëndë edhe dy pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Ernest Kovaci, 47 vjeç (jashtë rrezikut për jetën) dhe Vitore Kovaci 40 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetësore.
AKSIDENTI
Një makinë është përplasur nga treni i linjës Tiranë-Shkodër, duke shkaktuar fillimisht plagosjen e tre anëtarëve të një familjeje Ernest, Vitore dhe Altin Kovaci të cilët udhëtonin me automjetin me targa LE 9543 A, pasi vetëm një orë më pas, 38-vjeçari Altin Kovaci ndërroi jetë në spital
Sipas hetimeve paraprake në lidhje me ngjarjen, makina i ka zënë rrugën trenit duke tentuar të kalojë në mbikalimin e Kacajve.
Policia në vendngjarje po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të aksidentit
*Lajmi u pulbikua fillimisht në orën 17:40 dhe u përditësua në 18:20
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)