E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, treni përplas makinënplagosen 3 anëtarë të një familjeje

SHKODER - Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në mbikalimin e Kacajve në Shkodër.

Një makinë është përplasur nga treni i linjës Tiranë-Shkodër, duke shkaktuar plagosjen e tre anëtarëve të një familjeje Ernest, Vitore dhe Altin Kovaci të cilët udhëtonin me automjetin me targa LE 9543 A.

Sipas hetimeve paraprake në lidhje me ngjarjen, makina i ka zënë rrugën trenit duke tentuar të kalojë në mbikalimin e Kacajve.
Policia në vendngjarje po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të aksidentit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›