Aksidenti ne Elbasan-Peqin rendohet bilanci

Viktima e tretë, e identifikuar si Alban Hokja, 22 vjeç, Agim Salliu 40 vjeç dhe Bernarda Dibra 18 vjeç janë janë personat që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes fatale mes një makine tip Volkswagen më një një tjetër mjet tip Opel.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë, Klodian Kreca 30 vjeç, Sanie Salliu 50 vjeç, Orion Salliu 21 vjeç dhe Oriona Balla 19 vjeç.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë që dyshimet e para mbeten ato të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe e terrenit të rrëshqitshëm të rrugës si pasojë e reshjeve të shiut.
Ky ishte aksidenti i katërt brenda 24 orëve të fundit, që përgjak edhe më tej rrugët shqiptare në këto ditë festash duke çuar në 8 numrin e viktimave.