Krerët e shtetit urojnë Krishtlindjen

Kur ende nuk është zgjidhur kriza politike dhe shansi i fundit për kompromis brenda këtij viti mbetet seanca parlamentare e te hënës, presidenti Bamir Topi shfrytëzon festen e Krishtlindjes për tu bërë apel forcave politike të arrijnë një marrëveshje. Nga kisha ortodokse, kreu i shtetit ka kërkuar me pak tension e me shumë arritje. Pas urimeve te rastit për Krishtlindje, krerët e mazhorances sollën një panorame pozitive te kësaj feste qe sipas tyre plotësohet me anëtarësimin ne NATO dhe heqjen e vizave. Por për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, këto Krishtlindje e gjejnë Shqipërinë më të varfër e me më shumë vështirësi. Ai i është referuar ne veçanti njerëzve te përmbytur në Shkodër, te cilëve uji u shkatërroi shtëpitë, pronën dhe bagëtitë. Krerët e shtetit dhe politikes ndërkohë uruan njëzëri për me shume dashuri dhe paqe mes njeri-tjetrit, si dhe bene apel për ruajtjen e harmonisë fetare, si një vlere e spikatur e shqiptareve.
Shpërndaje