Aksidenti ne Elbasan automjeti perplas nenen me dy vajzat
Një aksident rrugor ka shkaktuar vdekjen e një fëmije dhe plagosjen e nënës së saj bashkë me vajzën tjetër katër vjeçare. Ngjarja nodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë. Automjeti tip “Benz” me targë BBET 44 i drejtuar nga Gentian Mullalli punonjës në burgun e Peqinit, ka aksidentuar shtetasen Mimoza Poka 26 vjeçe dhe dy fëmijët e mitur të saj S. Poka 4 vjeçe dhe I. Poka 2 vjeçe e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Të aksidentuarat janë dërguar menjëherë në spital, por për vogëlushen nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. 26 vjeçarja bashkë me vajzën katër vjeçare ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje kritike për jetën. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ekspertët dhe sipas të dhënave të para rezulton se e ëma bashkë me dy vajzat e mitura po kalonin rrugën kur janë përplasur nga automjeti. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por drejtuesi, që është shoqëruar në komisariat nga policia, ka deklaruar se gruaja bashkë me vajzat i kanë prerë rrugën nga pakujdesia. Policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj.