E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti ne Fushe- Kruje viktima punonjes Garde

LEZHE- Policia e Lezhes arreston njerin prej drejtuesve te dy automjeteve te cilat u perplasen mbremjen e se henes ne aksin rrugor Fushe Kruje-Tirane ne afersi te ures se Tapizes.

Ne aksidentin e ndodhur rreth ores 21. 30 minuta te se henes gjeti vdekjen Avdyl Cela drejtuesi i autovetures tip Lancia me targa TR 4439 D e cila u perplas me Autoveturen tip Benz Taksi me targa TR 018 C. Policia informon se viktima 48 vjec lindur ne Tropoje e banues ne Tirane ishte punonjes i Gardes se Republikes

Pas veprimeve te para hetimore grupi hetimor ka perfunduar se fajtor i aksidentit ka qene Alban Gjoli drejtuesi i benzit. Ai do procedohet per akuzen e Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugore parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›