E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD raport kontrolli per gjyqtaret e 4 gjykatave

TIRANE- Keshilli i Larte i Drejtesise eshte perfshire ne verifikimin e mijera dosjeve te gjykuara nga 360 gjyqtare te 30 gjykatave te Shkalles se Pare dhe te Apelit ne mbare vendin. Ky institucion informon se nepermjet ketij procesi realizohet sistemi I vleresimit te punes se gjyqtareve per nje hapesire kohore 2 vjecare si dhe ben verifikimin e qindra ankesave te qytetareve per subjekte te ndryshme qe lidhen me aktivitetin e gjyqtareve.

Keshilli i Larte i Drejtesise informon se ka pergatitur 4 raporte per 4 gjykatat te rretheve te ndryshme gjyqesore te cilat do ti adresohen Ministrit te Drejtesise si i vetmi autoritet qe ligji i njeh te drejten per te nisur nje procedim disiplinor. KLD informon se per momentin do te mbahen sekret konfidencialiteti i emrave te gjyqtareve dosjet e te cileve kane perfunduar ne zyren e ministrit te Drejtesise Bujar Nishani.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›