E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Himarë Gjykata:Arrest me burg autorit

VLORE- Arrest me burg për 20 vjecarin i cili akuzohet se është autor i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes ( 12 gusht) në periferi të Himarës, ku pas përplasjes me makinë, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma, i cili po udhëtonte me motor. Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë sot vlerësimin e masës së sigurisë për Ilir Mukën, ndërsa pritet të jepet masa dhe për 6 të rinjt e tjerë të ndaluar, të cilët dyshohet se u përfshinë në këtë aksident.

20 vjecari u vetëdorëdua dje në policinë e Vlorës. Sipas policisë i riu kishte qëndruar i fshehur në afërsi të Tiranës që prej së premtes kur u shpall në kërkim nga policia. Për kapjen e tij, policia kishte caktuar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për këdo që jepte informacion që do të ndihmonte në arrestimin e tij.

Dorëzimi para drejtësisë i 20-vjeçarit Muka u paralajmërua 24 orë më parë (mbrëmjen e së shtunës) nga babai i tij Halo Muka, në një intervistë dhënë për “G.SH.” dhe ‘News24’. I ati konfirmoi se “djali do të dorëzohet pasi të qetësohet situata, që është e politizuar dhe e tensionuar”.
Aksident u shoqërua me protesta e bllokim të rrugës nacionale për gati 15 orë nga banorët e Himarës, si dhe ngjalli reagimin dhe të Athinës Zyrtare dhe të kryepeshkopit Janullatos.

Zëdhënësi i MPJ-së greke Gregoris Delavekuoras në një deklaratë zyrtare tha për ngjarjen se “akte të tilla kriminale janë të papranueshme dhe kanë për qëllim stimulimin e tensioneve etnike, që do të sillnin pasoja të paparashikueshme dhe do të dëmtonin marrëdhëniet midis dy vendeve"

Kreu i Kishës Ortodokse shqiptare, Anastasi Janullatos deklaroi se këto ngjarje përbëjnë kërcënim për cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore, për të cilën të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Shqipërisë kanë bërë vazhdimisht përpjekje.

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›