Greqia përshëndet rihapjen e manastirit ortodoks në Turqi
ATHINë- Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, përshëndeti sot rihapjen me një meshë historike në manastirin ortodoks Sumela, në Turqi, duke parë në të një shenjë afrimi të dyanshëm.
"Celebrimi i kësaj meshe për herë të parë që prej 88 vjetëve është një ngjarje historike dhe e rëndësishme që tregon një frymë bashkëpunimi dhe paqeje mes popullit tonë dhe atij të vendit fqinj", deklaroi ai.
Kryeministri, i cili e rifilloi këtë vit afrimin greko-turk të nisur në vitin 1999, u shpreh pas daljes nga mesha me rastin e festës së Ngritjes në qiell të Virgjëreshës Mari.
Mediat greke u hapën sot me buletine informative rreth meshës së zhvilluar në Sümela, e celebruar nga patriarku ekumenik ortodoks Bartholomeu i parë, i cili e ka selinë në Stamboll.
Manastiri, një vend i rëndësishëm kulti të Virgjëreshës për grekët e vendosur prej shekujsh rreth Detit të Zi, nuk kishte pritur ceremoni të tilla fetare që prej vitit 1923.
Ministria turke e Turizmit dhe Kulturës autorizoi në maj celebrimin e një meshe një herë në vit, më 15 gusht, në këtë vend të shenjtë që ndodhet pranë Trabzonit, ndërkohë që Bashkimi Evropian, ku Turqia aspiron të bëhet anëtare, i kërkon përparime në fushën e respektimit të të drejtave të minoriteteve fetare.
(e.n/ata/BalkanWeb)