E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Himarë KSHH: Jo deklarata politike, nxisin urrejtje

TIRANE-Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka reaguar sot pas ngjarjes së rënde të Himarës ku humbi jetën 35 vjecari, Aristotel Guma.
KSHH i shprehu familjarëve të shtetasit Aristotel Guma, ngushëllimet e sinqerta për humbjen e madhe dhe tragjike që ajo ka pësuar.

Në një njoftim për shtyp, KSHH i bën thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të hetojnë çështjen në mënyrë të gjithanshme dhe me objektivitet. “Me sa jemi të informuar, organet e Prokurorisë, në zbatim të normave të Kodit të Procedurës Penale, e kanë filluar procedimin penal për këtë çëshjte menjëherë pas ngjarjes, ndërsa gjykata ka vlerësuar masën e sigurimit për personin e akuzuar”.

Në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria dhe masën e sigurimit të dhënë nga gjykata për personin e akuzuar, KSHH thekson se "nuk ka vend të bëhen deklarata me elementë politikë, jo vetëm sepse ato nxisin urrejtje, por nuk i shërbejnë edhe marrëdhënieve të mira mes dy shteteve tona fqinjë".
"Askush nuk ka të drejtë të paragykojnë zgjidhjen e çështjes, veçanërisht politika dhe politikanët duhet të lënë të qetë në kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore organet e hetimit dhe të gjykimit, si organet e një pushteti të pavarur e të një shteti sovran", thuhet në deklaratë.

“Deklarata të tilla cënojnë rëndë parimin e prezumimit të pafajsisë, të sanksionuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutën tonë. Në këtë mënyrë, qoftë edhe në mënyrë indirekte ushtrohet presion mbi organet e drejtësisë, gjë që është e dëmshme dhe e palejueshme. Shqetësime të tilla duhen adresuar njësoj për të gjithë shtetasit pa dallim moshe, gjinie, moshe, kombësie ose arsye të tjera dhe panvarsisht nëse ata jetojnë në vendin e tyre ose jashtë tij”, citohet me tej në njoftimin e KSHH-së..

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ministri grek Droutsas: Dënojmë trazirat pas incidentit

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›