Në qarkullim një deklaratë pavarësie për komunat serbe
MITROVICE-Një veri të Mitrovicës po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe nga Kosova, nga autorë per momentin te paidentifikuar.Sipas kësaj deklarate ajo bëhet në emër të ashtuquajturës “Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”. Beogradi zyrtar dhe liderët politik serbë të Kosovës janë distancuar, duke thënë se ata që e kanë bërë atë nuk ia duan të mirën serbëve në Kosovë. Deklarata serbe, autorët e së cilës tani për tani mbeten të panjohur, i kërkon të ashtuquajturit Kuvend të Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe të Metohisë që të miratojë siç thuhet “vullnetin e lirë të qytetarëve serbë për pavarësinë e territoreve të komunave të krahinës autonome”.
Njëri nga udhëheqësit lokal të serbëve të Mitrovicës, Marko Jakshic ka thënë se nuk është në dijeni se kush qëndron prapa kësaj deklarate dhe as cilat janë qëllimet politike të saj.
Zyrtarë të qeverisë në Beograd janë distancuar nga kjo deklaratë duke thënë se ajo është kundër interesave të popullit serb.
Megjithëse nxjerrja në qarkullim e një deklarate të tillë nuk mbështetet as nga Beogradi, as nga liderët politik serbë të Kosovës, duket se ajo është parë me një dozë shqetësimi në Prishtinë.
Besohet se edhe kjo ka qenë njëra prej arsyeve që të martën në Prishtinë u mbajt një takim ndërmjet presidentit sejdiu dhe kryeministrit thaci me ambasadorët e shteteve të Quintit pa pranine e mediave. Ky takim është zhvilluar pak javë para kërkesës së Serbisë për një Rezolutë të re për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas mendimit të GJND-së i cili vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur parimet dhe të drejtën ndërkombëtare.
(d.b/TVNews24/BalkanWeb)