Aksidenti në Himarë, lënë spitalin e Vlorës 5 studente

Pas përmirësimit të gjendjes së tyre shëndëtësore kanë lënë spitalin e Vlorës 5 nga vajzat e plagosura në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në Himarë.
Bëhet fjalë për studentet Ergita Opingari, Ticiana Hysaj, Anisa Hysa, Enkela Daja dhe Adisa Çela të cilat do të marrin mjekim në rrethet përkatëse.
Ndërkohë, 5 studentet e tjera janë në gjendje të mirë shendetësore dhe ndodhen nën mbikqyrjen e mjekëve në Vlorë.
Si pasojë e një aksidenti tragjik në Himarë humbën jetën 11 studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani, drejtuesi e mjetit, i fejuari i njërës prej studenteve dhe u plagosën 26 studente të tjera.