Tiranë, hidhet nga pallati, vdes 41-vjeçarja

Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë ku 41-vjeçarja Laurela Gerbi është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se 41-vjeçarja vuante nga probleme mendore ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.