E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksidenti në Katania, MEPJ: Të lënduarit jashtë rrezikut për jetën

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

Një autobus me qytetarë shqiptarë u përfshi në aksident rreth orës 16:00 të ditës së sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›