E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit\ Rënie e lehtë e temperaturave, por sërish nxehtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore alternime vranësirash mesatare të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.

Vranësirat në orët e nxehta të ditës në relievet malore në lindje, pritet të shoqërohen hera-herës me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. ATSH

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/38 Diell
Kukës 19/37 Diell re shi
Lezhë 26/37 Diell
Dibër 18/37 Diell re shi
Durrës 24/38 Diell
Tiranë 26/38 Diell re
Elbasan 23/39 Diell re
Berat 20/39 Diell re
Vlorë 22/36 Diell
Korçë 18/34 Diell re shi
Gjirokastër 18/39 Diell re
Sarandë 24/36 Diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›